Prishtinë, 31 maj 2017
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën Bamirërse dhe Humanitare ‘Muhamed bin Rashid Alu Mektum’ nga EBA, ka shtruar iftar për imamët e Këshillave të rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës (KBI të Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Vushtrrisë, Podujevës, Drenasit, Skenderajt dhe Mitrovicës. Në këtë iftar morën pjesë 350 persona, i pranishëm qe edhe vetë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, si dhe drejtuesit e Këshillave vendorë.
Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava, duke i përgëzoi për punën madhore që po bëjnë në xhamitë e tyre, si dhe u lut që Allahu të pranojë agjërimin dhe ibadetet tona, dhe të na fuqizojë edhe më në besimin tonë, ndërsa në këtë dhjetëditëshin e fundit të shtojmë edhe më shumë ibadetet, bamirësinë, solidaritetin dhe sjelljet e mira me njëri-tjetrin, sidomos edhe me ata që kanë nevojë për ndihmë tonë dhe dorën tonë, pra që të gjendemi pranë tyre.
Myftiu Tërnava ua rikujtoi imamëve se e ndjejmë obligim që në veçanti gjatë muajit të Ramazanit që edhe më tepër të japim kontributin tonë ngase këtë muaj Allahu e veçoi prej muajve të tjerë me vlerën që përmban në vete. Është muaj i Kuranit, i fitoreve të shumta të myslimanëve dhe është muaji ku Allahu xh.sh., revelatën hyjnore e zbriti në këtë muaj. ‘Andaj nëpër xhamitë, odat iftaret dhe ndejat tona të ndryshme që kemi, gjithnjë ta shfrytëzojmë rastin ku do që jemi që të tregojmë edhe para xhematit se me të vërtetë jemi ata që e kemi marrë këtë amanet mbi vete dhe do ta përçojmë të sigurt edhe deri tek gjeneratat e tjera që vijnë pas nesh, duke mos lejuar asnjëherë që gjatë kumtimit të fjalës së Zotit, shpjegimit dhe shtjellimit të temave të ndryshme që kanë të bëjnë me fenë tonë të futet ndonjë indookrinim i mundshëm apo të keq shfrytëzohet feja për qëllime individuale,klanore e grupore. Ne duhet të jemi syçelë dhe duhet të ju tregojmë se ne nuk jemi mysliman prej dje, por tash e gjashtëqind vjet ku sh shpirti i këtij populli është përplot me iman e besim në Allahun dhe shpjegimin e fesë e kanë bërë mu ashtu si preferon Kurani apo urdhrin Muhamedi a.s.”-shtoi myftiu Tërnava
Në fund ai porositi imamët që t’ia bëjnë më dije popullit se feja jonë islame është e pastër, ngase është fe e vetme e shpallur prej Zotit dhe se Kurani është kryemrekulli i mrekullive hyjnore të mëhershme dhe asgjë ky kuran dhe kjo fe është kundër çdo veprimi apo pune të keqe që shkojë në dëm të individit, familjes dhe shoqërisë por feja islame thërret njerëzit në bashkëpunim,, respekt të ndërsjellë dhe të luftojmë çdo dukuri negative dhe se feja jona nuk ka të bëj asgjë me ekstremizëm e radikalizëm dhe feja jonë është kundër tyre.