Prishtinë, 30 maj 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që e shtroi lideri  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj në selinë e Aleancës.
Me këtë rasti lideri i AAK-së Haradinaj theksoi bashkë me BIK-un do të punojë në avancimin e vlerave të përbashkëta kulturore dhe fetare si dhe  rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Ndërkaq nga ana e tij Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj  për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional nënvizoi se Bashkësia Islame vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht vendit gjuhën, ngjyrën çfarë kanë. “Prezenca jonë këtu në këto iftare në vete ngërthen vlera së pari morale, njerëzore, vëllazërore, shqiptare dhe fetare dhe kur këto bëhen bashkë sigurisht që edhe rezultati nuk do të mungojë”-tha myftiu Tërnava

Myftiu Tërnava edhe një herë përsëriti që të gjitha partitë në Kosovë të zhvillojnë një fushat  të ndershme dhe këto zgjedhje të jenë  dhe të kalojnë ashtu siç është më së miri.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…