Prishtinë, 31 maj 2017

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën Bamirërse dhe Humanitare ‘Muhamed bin Rashid Alu Mektum’ nga EBA, ka shtruar iftar për imamët e Këshillave të  rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës (KBI të Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Vushtrrisë, Podujevës,  Drenasit,  Skenderajt dhe Mitrovicës. Në këtë iftar morën pjesë 350 persona, i pranishëm qe edhe vetë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, si dhe drejtuesit e Këshillave vendorë.
Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava, duke i përgëzoi për punën madhore që po bëjnë në xhamitë e tyre, si dhe  u lut që Allahu të pranojë agjërimin dhe ibadetet tona, dhe të na fuqizojë edhe më në besimin tonë, ndërsa në këtë dhjetëditëshin e fundit të shtojmë edhe më shumë ibadetet, bamirësinë, solidaritetin dhe sjelljet e mira me njëri-tjetrin, sidomos edhe me ata që kanë nevojë për ndihmë tonë dhe dorën tonë, pra që të gjendemi pranë tyre.

Gallery Wordpress

Myftiu Tërnava ua rikujtoi imamëve se e ndjejmë obligim që në veçanti gjatë muajit të Ramazanit që edhe më tepër të japim kontributin tonë ngase këtë muaj Allahu e veçoi  prej muajve të tjerë me vlerën që përmban në vete. Është muaj i Kuranit, i fitoreve të shumta të  myslimanëve dhe është muaji ku Allahu xh.sh., revelatën hyjnore e zbriti në këtë muaj. ‘Andaj nëpër xhamitë, odat  iftaret  dhe ndejat tona të ndryshme që kemi, gjithnjë ta shfrytëzojmë rastin  ku do që jemi që të tregojmë  edhe para xhematit se me të vërtetë jemi ata që e kemi marrë këtë amanet mbi vete dhe do ta përçojmë  të sigurt edhe deri tek gjeneratat e tjera që vijnë pas nesh, duke mos lejuar asnjëherë që gjatë kumtimit të fjalës së Zotit, shpjegimit dhe shtjellimit të temave  të ndryshme që kanë të bëjnë me fenë tonë të futet ndonjë indookrinim i mundshëm apo të keq shfrytëzohet feja për qëllime individuale,klanore e grupore. Ne duhet të jemi syçelë dhe duhet të ju tregojmë  se ne nuk jemi mysliman prej dje, por tash e gjashtëqind vjet  ku sh shpirti i këtij populli është përplot me iman e besim në Allahun dhe  shpjegimin e fesë e kanë bërë mu ashtu si preferon Kurani apo urdhrin Muhamedi a.s.”-shtoi myftiu Tërnava

Në fund ai porositi  imamët që t’ia bëjnë më dije popullit se feja jonë islame është e pastër, ngase është fe e vetme e shpallur prej Zotit dhe se Kurani është kryemrekulli i mrekullive hyjnore të mëhershme  dhe asgjë ky kuran dhe kjo fe  është kundër çdo veprimi apo pune të keqe që shkojë në dëm të individit, familjes dhe  shoqërisë por feja islame thërret njerëzit në bashkëpunim,, respekt të ndërsjellë dhe të luftojmë çdo dukuri negative dhe se feja  jona nuk ka të bëj asgjë me ekstremizëm e radikalizëm dhe feja jonë është kundër tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…