Prishtinë, 21 mars 2017
Në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë dhe  Kolegjin AAB në Prishtinë përfaqësuesi i Bashkësisë  Islame të Kosovës Këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti   mbajti ligjëratë  për “Promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik si dhe ndërtimin e tolerancës duke përfshirë të rinjtë”,ku ishin të pranishëm profesor e mbi 60  student pjesëmarrës të kolegjit AAB të cilët më pas  kanë pasur mundësi  të adresojnë pyetje të ndryshme tek përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë reflektuar gatishmërinë dhe interesin për të vazhduar me ligjërata  të ngjashme  të kontribuojnë drejt promovimit  të tolerancës fetare, duke u përqendruar veçanërisht në nxitjen e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik. Për më tepër, folësit dërguan mesazh të përbashkët mbi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në ndërtimin e tolerancës dhe dialogut si mjet efektiv në luftimin e dukurive negative siç janë ekstremizmi dhe intoleranca fetare.
Kjo është  ligjërata e tretë me radhë gjatë vitit 2017 e organizuar nga OSBE misioni në Kosovë në të  cilat ka qenë pjesëmarrëse  Bashkësia Islame e Kosovës, ndërsa  aktivitete të këtilla janë organizuar edhe në vitin 2014 dhe 2015 në rajone të  ndryshme të Kosovës ku kanë marrë  pjesë rreth 300 të rinj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…