Prishtinë, më 16 shtator 2024

Për nder të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. – Mevludit, në teatrin e qytetit të Vushtrrisë u mbajt manifestim kulturor. 

Në këtë ceremoni u kujtua misioni, mësimet dhe porositë e Pejgamberit a.s.. Në një atmosferë të ngrohtë me besimtarë të shumtë, ky manifestim u shënua me lexim Kurani, ilahi dhe ligjëratë kushtuar Pejgamberit a.s..

Ligjëratën kryesore kushtuar personalitetit dhe jetës së Pejgamberit a.s., e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili tha se edukimi mbi frymën islameduhet të jetë primare edhe për gjeneratat e reja.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi tha se Pejgamberi a.s. ishte bujar, i afërt, i dashur dhe këshillues, e këto ishin vetëm disa prej tipareve të shumta që kishte Pejgamberi a.s..

Ky manifestim u shoqërua edhe me lexim Kurani Ilahi, poezi dhe pika të tjera artistike që lidheshin me mësimet profetike.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Në Gjilan u shënua Mevludi – ditëlindja e Pejgamberit a.s.

Prishtinë, më 18 shtator 2024 Me këndim të Kuranit, ilahi dhe ligjëratë kushtuar jetës, ve…