Prishtinë, më 15 shtator 2024

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, të dielën mori pjesë në manifestimin tradicional të shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s. – Mevludit, të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Bujanocit.

Fillimisht mirëseardhje të pranishmëve iu uruan Ragmi ef. Destani dhe Sulejman ef. Fejzullahu.

Kryeimami Sahiti tha se kujtimi i lindjes së Pejgamberit a.s. është përcjellë brez pas brezi nga ylematë tanë, andaj shënimi i kësaj dite ngjallë ndër ne emocione të mëdha për një personalitet që botës ia dha dritën e udhëzimit. Ai tha se mesazhi i tij duhet të trokasë në ndërgjegjen dhe moralin tonë.

Programi filloi me lexim Kurani, për të vazhduar më pas me ligjëratën kryesore kushtuar personalitetit të ndritur të Pejgamberit a.s., të cilën e mbajti kryeimami Sahiti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…