Prishtinë, më 15 shtator 2024

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s., në Xhaminë e Vjetër të fshatit Rahovicë të Preshevës, u mbajt manifestim kushtuar kësaj ngjarje. Ashtu siç e do rendi, ky manifestim u hap me lexim Kurani, për të vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Këshillit të BI-së së Preshevës, Nexhmedin ef. Ademit.
Më pas, ligjëratën kryesore kushtuar jetës së të Dërguarit tonë, Muhamedit a.s., e mbajti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili përmendi pozitën e lartë të të Dërguarit a.s. në Islam, si dhe dashurinë që ylemaja dhe populli ynë e kanë kultivuar tradicionalisht për personalitetin e Pejgamberit tonë.
Kryeimami Sahiti tha se kjo dashuri është manifestuar edhe përmes shprehjeve artistike, ku u është kushtuar vlerave, bujarisë, fisnikërisë, dëlirësisë që ka përcjellë mesazhi i të Dërguarit a.s..
Programi më pas u vazhdua me ilahi, këndim të pjesëve të mevludit, poezi dhe dua.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …