Prishtinë, më 14 shtator 2024

Për nder të ditëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi program fetar për ta shënuar këtë datë.

Programi u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha”, ndërsa ligjëratën kryesore kushtuar personalitetit të Pejgamberit a.s., e mbajti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili foli rreth jetës së bekuar të Pejgamberit a.s. dhe manifestimit të dashurisë së popullit tonë dhe ylemasë sonë shqiptare përgjatë shekujve ndaj Pejgamberit tonë të dashur.

Pas ligjëratës u mbajt edhe një program  me këndim Kurani, ilahi e pjesë nga mevludi dhe dua.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Në Gjilan u shënua Mevludi – ditëlindja e Pejgamberit a.s.

Prishtinë, më 18 shtator 2024 Me këndim të Kuranit, ilahi dhe ligjëratë kushtuar jetës, ve…