Prishtinë, më 5 shtator 2024

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, së bashku me kryeimamin e BIK-ut, Vedat ef. Sahitin, kanë pritur në takim kryetarin e Unionit Shqiptar Mysliman në Austri, Vahidin Behlulin.

Drejtori Simnica falënderoi kryetarin Behluli për vizitën dhe për angazhimin e tij dhe të Unionit Shqiptar për mbarëvajtjen e jetës fetare në Austri. Ai edhe njëherë i premtoi përkrahjen e pa rezervë të Drejtorisë së Diasporës së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke potencuar kështu përkushtimin e BIK-ut për të bërë atë që është më e mira për besimtarët tanë në diasporë.

Nga ana e tij, kryetari Behluli, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për besimtarët tanë në diasporë. Ai shprehu gatishmërinë e Unionit që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani ndërmjet Unionit Shqiptar Mysliman në Austri dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…