Prishtinë, më 6 korrik 2024
Bashkësia Islame e Kosovës përmes Shoqatës së saj Humanitare “Bereqeti”, ka vazhduar shpërndarjen e mishit të kurbanit.
20 ton mish nga kontingjenti i radhës janë shpërndarë në komunat Pejë, Klinë, Viti dhe Kamenicë.
Ky mish, përveç te qytetarët nevojtarë, u shpërnda edhe te organizatat e ndryshme, siç janë Hendikos, Organizata e Veteranëve të Luftës, famjljet e dëshmorëve etj.