Prishtinë, më 26 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pritisot në takim anëtarin e Këshillit Drejtues të Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IHH, z. Osman Atalay.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që ta njoh mysafirin me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë aktivitetet humanitare, të cilat zhvillohen në kuadër të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën humanitare ndërmjet dy institucioneve.

Nga ana e tij, z. Atalay, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, e më pas theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës, aty ku është e nevojshme për një gjë të tillë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Ministri Fidan dhe Myftiu Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z.…