Prishtinë,7 dhjetor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef.Tërnava merr pjesë në riinaugurimin e spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Në këtë inaugurim, të pranishëm kryeministri  Isa Mustafa, ministri i shëndetësisë së EBA-së, Abdurrahman Bin Muhamed Al Ovais, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, Hafsa Abdulla Muhamed Sharif Al Ulama ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani,  si dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë institucional.

Në fjalën e tij Kryeministri Mustafa ka falënderuar Emiratet e Bashkuara  Arabe për përkrahjen në sektorin e shëndetësisë. “Është ky një investim prej 7 milionë eurove, për çka jemi falënderues Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky spital ka pajisje moderne të cilat padyshim janë pikë referuese për rreth 400 mijë banorë të Vushtrrisë dhe rrethinë. “Si një ndër projektet më madhore të shëndetësisë pas luftës, ky spital paraqet dorën e fundit të pajisjeve dhe të infrastrukturës moderne, do t’iu shërbejë profesionistëve tanë shëndetësorë, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime cilësore për çdo njeri në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa. Ndërkaq, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, Hafsa Abdulla Mohamed Sharif Al Ulama tha se ky spital, është një simbol i miqësisë mes dy vendeve tona, është i pajisur me pajisje të fundit mjekësore dhe ekipin më kompetent dhe të përkushtuar në forcimin e sektorit të kujdesit shëndetësor dhe për t’i shërbyer popullit të Kosovës, tha ambasadorja Hafsa Abdulla Mohamed Sharif Al Ulama, duke shtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten një mik shumë i mirë i Kosovës.

Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashëkpuntorë poashtu vizitoi   Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri ku u prit nga kryetari Shemsi  ef.Rrahimi me stafin e tij  si dhe më pas vizituan dhe inspektuan ndërtesën e Vakfit që është duke u ndërtuar në qendër të qytetit të Vushtrrisë.[layerslider id=”15″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…