Myftiu Ternava  priti  në takim dekani i Fakultetit të Shkencave Islame të Universitetit “Fatih Sultan Mehmet”, prof. dr. Ahmet Turan ARSLAN
Prishtinë, 7 dhjetor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava   priti  në takim dekanin i Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetit “Fatih Sultan Mehmet”, prof. dr. Ahmet Turan Arslan të cilit pasi i dëshiroi mirëseardhje e njoftoi përkitazi me organizimin dhe historikun e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet.

Myftiu Tërnava poashtu çmoi ndihmën e madhe që  ka dhënë populli turk dhe qeveria turke në ndihmë Kosovës  dhe që po jep në integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Tërnava poashtu  theksoi përkrahjen e madhe që është duke dhënë Turqia në shkollimin e kuadrove nga Kosova në të gjitha fushat.
Nga ana e tij dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetit “Fatih Sultan Mehmet”, prof. dr. Ahmet Turan Arslan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe theksoi se vazhdimisht do të angazhohet që në ndihmohet Kosova dhe Bashkësia Islame  Kosovë  në veçanti në fushën e arsimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…