Myftiu Ternava priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë z. Didier Chabert Prishtinë, 6 dhjetor Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava sot priti ambasadorin e ri të Francës Didier Chabert. Myftiu Tërmava fillimisht ambasadorit Didier i shprehi mirëseardhje në Kosovë duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi gjatë qendrimit dhe misionit të tij në Kosovë. Myftiu falenderoi shtetin mik të Frances për ndihmën dhe perkrahjen e madhe të popullit dhe shtetit francez dhënë Kosovës në vazhdimësi. Sikur edhe e njohu me organizmin e jetës fetare në vend , funskionimit të Bashkësisë Islame me strukturat dhe institucionet e saja dhe rolin e saj në edukimin dhe fisnikërimin e besimtarve. Ambasadori Didier falendroi Myftiun për mikpritjen dhe për rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e kulturës së tolerancës dhe harmonisë ndërfetare. “Roli juaj është i rëndësisë së veçantë për edukimin dhe kultivimin e harmonisë fetre në Kosovë” tha ndër tjerash Ambasadori Didier.