Prishtinë,5 dhjetor 2016
Myftiu  i Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava  me bashëkpuntorë, morën  pjesë në vënien e gurthemelit të xhamisë së re në fshatin Mogillë të  Komunës së Kllokotit. Në këtë gurthemel merrnin pjesë  kryetari i KBI të Vitisë Husamedin Hoxha me bashëkpuntorë, nënkryetari i Komunës së Vitisë,  Hasan Aliu, nënkryetari i Komunës së Kllokotit  Hasan Rashiti, hoxhallarë e shumë xhematlinjë.  Pas këndimit të tekbireve në mënyrë solemne u vu gurthemeli dhe në fjalën e tij Myftiu Tërnava uroi banorët për xhaminë e re dhe theksoi se  xhamitë përherë kanë qenë dhe do të jenë vend të edukimit për familjen dhe shoqërinë. Ai përmendi ajetin kuranor se me të vërtet xhamia ndërtojnë  ata njerëz  që besojnë Allahun dhe ditën e gjykimit.

Kurse kryetari i KBI të Vitisë Husamedin Hoxha tha se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne e sidomos për vetë banorët e këtij lokaliteti dhe këtu do të edukohen dhe ushqehen shpirta e besimtarëve me kuranin  dhe sunetin e Muhamedit a.s.

Nënkryetari i Komunës së Vitisë  Hasan Aliu,  tha se të ndërtosh një xhami është punë shumë e madhe por edhe pas ndërtimit do të jetë një detyrë  ku imami kësaj xhamie do të kryej ritet fetare dhe do t’i edukojë gjenerata e reja.

Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Kllokotit,  Hasan Rashiti,  falënderoi këshillin e fshatit që vazhdimisht kanë qenë transparent dhe të gjithë kanë qenë të pajtimit që të ngritet ky  objekt fetar i cili do të jetë mëse i nevojshëm për nevojat e këtij fshati. Kurse Ramush Azemi  përfaqësues i fshatit falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në fillimin e inaugurimit të kësaj xhamie. Më pas myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i KK të Vitisë, z Sokol Haliti ku u fol përkitazi me bashkëpunimin shumë të mirë mes dy institucioneve  në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së përgjithshme. Në këtë takim  poashtu është folur për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë të bashkëpunimit mes Bashkësisë Islame dhe komunës së Vitisë. Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Haliti për pritjen dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer të me KBI të Vitisë, dhe theksuar se ky bashkëpunim është model i bashkëpunimit ndërinstitucional. Edhe kryetari Haliti ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me KBI-në Viti edhe në të ardhmen.[layerslider id=”16″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…