Më 5 dhjetor 2022, drejtori për Diasporë z. Ekrem ef. Simnica bëri vizitë edhe Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart. Së pari u prit nga Kryetari i xhamisë z. Besim Limani, imami i nderuar i kësaj xhamie z. Rexhep ef. Sylejmani, anëtarë të kryesisë, ku nderuan dhe shprehën mirëseardhje. Më pas pas faljes së namazit të akshamit zhvilluan vizitë objektit të ri që kanë blerë komuniteti për qendër, dhe tash veç kanë përfunduar punimet e renovimit në objekt. Në këtë objekt përpos xhamisë drejtori Simnica i shoqëruar nga bashkatdhetari ynë z. Naser Jashanica vizituan edhe objektet përcjellëse, siç janë: këndi për shitjen e librave, mësonjëtorja për mësim besim, bufe, dhoma për musafir, zyre, parkingje për vetura, këndi për lojëra për fëmijë dhe hapësirat tjera ndihmëse për të dy gjinitë ( gra-burra) gjë që e bëjnë Qendrën më funksionale dhe shumë të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë atje. Drejtori për Diasporë pasi vizitoi xhaminë dhe objektet përcjellëse të sajë, urojë dhe përshëndeti kryetarin Limani, kryesinë, imamin e nderuar dhe xhematin e kësaj xhamie me rastin e përfundimit të renovimeve, dhe fillimet e aktiviteteve në këtë objekt madhështor, drejtori i urojë dhe përgëzoi edhe në emrin e BIK-ut në emrin e organeve udhëheqëse të BIK, si dhe në emrin e myftiut Naim ef. Ternava, për këtë të arritur madhore në këtë Qendër.
-
Drejtori Simnica vizitoi disa Qendra Islame në Diasporë
Më 27 prill, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Si… -
Drejtori Simnica mori pjesë në organizimin për fillimin e punimeve të xhamisë në Mengen të Gjermanisë
Me ftesë të bashkatdhetarëve tanë me punë në Gjermani, drejtori për Diasporë në Kryesinë e… -
Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi
Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…
Shfaq më shumë në Diaspora
Shfleto
U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë
Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…