Më 4 dhjetor 2022, drejtori për Diasporë i BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Karlsruhe. Ai pa nga afër punimet që janë zhvilluar në këtë objekt madhështor dhe shumë të bukur. Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe – AIZ Karlsruhe.V., përpos xhamisë ka edhe objekte përcjellëse, siç janë: këndi për shitjen e librave, biblioteka, mësonjëtorja për mësim-besim, bufenë dhe hapësirat e tjera ndihmëse për të dy gjinitë, zyre, dhoma për mysafirë etj., gjë që e bëjnë qendrën më funksionale dhe shumë të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë atje.

Në shenjë respekti, në xhaminë e Karlsruhes u organizua një tribunë pas namazit të akshamit me një numër të madh të xhematit, në të cilën morën pjesë edhe imamët dhe kryesitë e qendrave të tjera në Gjermani.

Ekrem ef. Simnica u njoh nga imami, njëherësh kryetari i Qendrës, Muhamed ef. Havolli, si dhe nga imami i nderuar, Gazmend ef. Bajraktari, mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve gjatë ndërtimit të objektit. Ai u nda i kënaqur me punimet, pasi që institucionet e qendrave islame shqiptare dita-ditës po ndërtojnë qendra të reja nëpër mërgatë dhe po përmirësojnë infrastrukturën për të përmirësuar jetën dhe lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare e kombëtare për mërgimtarët tanë.

Gjatë tribunës, Ekrem ef. Simnica i informoi të pranishmit për të arriturat që ka shënuar Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat përballet. Drejtori Simnica përcolli përshëndetjet dhe urimet nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, nga organet udhëheqëse të saj, nga Myftiu Tërnava dhe i gjithë populli i Kosovës, njëherësh, ai shprehu gatishmërinë e BIK-ut për bashkëpunim me xhamitë në diasporë. Për këtë qëllim, Kryesia e BIK-ut, ka themeluar edhe Drejtorinë për Diasporë, në mënyrë që të jetë sa më afër jush. Ai gjithashtu i njohu organizatorët edhe me mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë, si dhe me funksionimin e institucioneve të BIK-ut, siç janë medresetë, Fakulteti i Studimeve Islame, Instituti i Hivzit etj.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…