Prishtinë, 10 gusht 2016
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merë pjesë në takimet parapërgatitore të konferencës së radhës së Këshillit të lartë Islamik të Evroazisë në Ankara i cila do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Myftiu Tërnava është pritur nga Kryetari i Dijanetit Turk prof.dr. Mehmet Gormez dhe me pas për dy ditë me radhë kanë filluar edhe takimet e punës së bashku edhe me anëtarët tjerë të Këshillit të lartë të Evroazisë .
Gjatë qëndrimit në Ankara Kryesia e Këshillit të lartë të EvroAzisë vizitoi edhe parlamentin e madh të Republikës së Turqisë dhe panë nga afër bombardimet e 15 korrikut nga forcat puçiste dhe me pas u pritën edhe nga Kryetari i Parlamentit të madh Turk z.Ismail Kahraman .
Myftiu Tërnava është nënkryetar i Këshillit të lartë islamik të Evroazisë për dy mandate me radhë. {gallery}evroazi816{/gallery}