Prishtinë, më 24 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.  Ai sot është pritur në takim nga kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. Ali ef. Erbash.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Erbash  për mikpritjen dhe përkushtimin e tij dhe të institucionit që ai e drejton për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Dijanetit turk dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Dijanetit, prof. Ali ef. Erbash, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, dhe e përgëzoi për punën dhe angazhimin e tij në shërbim të fesë dhe zhvillimit të  Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj.

Pas takimit, Myftiu Tërnava dhe kryetari Erbash nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën fetare, që mbulon  sfera të ndryshme, përfshirë këtu shërbimet fetare, edukimin fetar, studimet fetare etj.

Myftiu Tërnava, u shpreh se me nënshkrimin e këtij memorandumi, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të forcohet edhe më tepër. “Ky memorandum do të jetë  motiv shtesëpër punë edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme për të mirën e besimtarëve tanë.

Ndërkaq, kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash, theksoi faktin se për Turqinë, Kosova dhe besimtarët myslimanë, paraqesin një vend të rëndësishëm në zemrat e besimtarëve të Turqisë  andaj përmes këtij memorandumi, ne do të jemi edhe më afër tyre dhe  shpresojmë se me këtë memorandum, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë” – tha kryetari Erbash.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…