Prishtinë, më 24 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, u prit në takim nga z. Abdullah Eren, kryetar i Organizatës qeveritare të turqve jashtë vendit dhe popujve miq, të njohur si YTB.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Eren  për mikpritjen e ngrohtë dhe në veçanti për mbështjen e institucionit të YTB- së për studentët kosovarë dhe e njohu mbi organizimin e jetës fetare në Kosovë, në veçanti mbi institucionet edukativo-arsimore, siç janë medresetë dhe akultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, si dhe shqyrtoi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Nga ana e tij, kryetari Abdullah Eren falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe njohu atë për mbështetjen e vazhdueshme të YTB-së për studentët kosovarë në vazhdimin e studimeve në universitetet turke, si dhe theksoi gatishmërinë  e  bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushën e arsimit dhe ofrimin e lehtësimeve të mundshme për studentët kosovarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …