Prishtinë, 8 gusht 2016
Me vëmendje, shqetësim e dhimbje kemi përcjell gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në lagjet e Shkupit.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke lutur Zotin që t’u jap durim e gajret. Ngushëllojmë edhe RIJASET-in e BFI të RM,  si dhe Qeverinë dhe popullin e Maqedonisë, duke ndarë dhimbjen dhe ofruar ndihmë tonë simbolike në tejkalimin e situatës së krijuar atje.

Ditën e premte më 12 gusht,  në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizojmë aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.
Apelojmë tek të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mbështesin dhe të jenë pjesë e aksionit për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.
 
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…