Prishtinë, 4 gusht 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, mori pjesë në përurimin e xhamisë së re të ndërtuar në Restelicë të Dragashit. Në këtë ngjarje morën pjesë  anëtarët e Kryesisë së BIK-ut, Kryetari i KBI të Dragashit, Admir ef.  Bala, Kryetari i KBI të Prizrenit, Besim ef. Berisha, mr. Bekir Makiç profesor nga Novi Pazari, hoxhallarë nga rajone të ndryshme të Kosovës, si dhe shumë xhematlinj të tjerë. Nën këndimin e tekbireve  nga të gjithë të pranishmit Myftiu Naim ef. Tërnava në mënyrë solemne bëri hapjen e kësaj xhamie  duke e lutur Zotin që nga ky vend të rrezatojë, dije, paqë , mirësi, dritë dhe respekt për banorët vendës dhe më gjerë. Imami i kësaj xhamie me nxënësat kishin përgatitur një program festiv ku interpretuan pjesë nga Kurani dhe ilaçi e kaside në gjuhë të ndryshme.

Kryetari i KBI të Dragashit, Admir ef. Bala, duke dëshiruar mirëseardhje për mysafirët në përurimin e xhamisë së re në këtë fshat  tha se besimtarët e këtij fshati tani më mirë do të kenë mundësi t’i kryejnë detyrat dhe obligimet ndaj Zotit, gjegjësisht faljen e pesë kohëve të namazit në xhami të re.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve myftiu  i Republikës së Kosovës  Naim ef. Tërnava tha se ka kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të iu uroj përfundimin e ndërtimit të kësaj xhamie të re duke lutur Zotinqë të i shpërblej në këtë dhe botën tjetër. Ai më tej tha se ky fshat  dallohet me përkushtimit dhe ndihmën që i jep institucioneve fetare dhe ndihmesës që jep veçanërisht për ndërtimin e xhamive
Ai më tej duke cituar ajetin kuranor tha:“Vërtet xhami ndërtojnë ata njerëz që e besojnë Allahun xh.sh., besojnë në Ditën e Fundit; janë ata që edhe më motivohen me ndjenjën e besimit, dhe nga pasuria e tyre nuk u dhimbset asgjë për të dhënë në rrugën e Allahut, në ndërtimin e shtëpive të Tij. Prej kësaj xhamie kurrë nuk do të ketë gjëra të këqija. Kjo xhami do të shndritë dhe reflektojë vetëm dritë, harmomi ardhmëri bashkëjetesës të të gjithëve, besim ndaj njëri-tjetrit”, tha ndër të tjera myftiu Tërnava, duke shtuar se nga kësaj xhamie do të mësojnë brezi i ri, pra se si të respektohet vetja karshi Zotit, si të respektohet vëllai, fqinji etj. “Këtu do të mësohet detyrat që kemi ndaj vetes, familjes, atdheut, si dhe gjithçka që çon në perspektivë shoqërinë njerëzore”, tha myftiu Tërnava.
Ai poashtu theksoi se Muhamedi a.s. me rastin e emigrimit në Medine punën e parë që bëri ishte ndërtimi i xhamisë  si institucion i cili bashkon dhe afron njerëzit . ‘Kush ndërton një xhami, Allahu atij do t’ia ndërtoj një  pallat në xhenet”-ka thënë Muhamedi a.s.
Ai në fund të fjalës së tij porositi që të kenë raporte vëllazërore në mes vete dhe të jenë fqinjë të mirë ashtu siç na porosit islami.
Një fjalë rasti mbajti edhe mr. Bekir Makiç profesor nga Novi Pazari i cili njëherit edhe bëri duanë. {gallery}restelica{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…