Të shtunën, më, 23.07.2016, në ambientin e Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë, u mbajtën “Garat e Njohurive Fetare” në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Te rinjtë janë e ardhmja e çdo vendi. Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera në rajon, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kenë një kujdes të shtuar në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre. Kjo madje është edhe obligim fetar për ne si hoxhallarë, por edhe si prindër. Prandaj, me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK-ut dhe me përkrahje të madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri ef. Bajgora, për herë të VI-të ka organizuar “GARAT REPUBLIKANE TË NJOHURIVE FETARE”. 

Fillimisht në emër të myftiut Tërnava të pranishmëve iu drejtua kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri ef. Bajgora. Pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të myftiut Tërnava dhe u dëshiroi mirëseardhje gjithë nxënësve, Bajgora gjithashtu uroi të gjithë garuesit, që të kenë fat dhe suksese në garat e tyre, dhe njëkohësisht përmendi vlerën dhe rëndësinë e mësim-besimit fetar. 
Në këtë garë ishin të pranishëm 20 ekipe, pra nga 20 Këshillat e Bashkësive Islame, si: KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Lipjan, KBI-Gjilan, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Suharekë, KBI-Vushtrri, KBI-Shtime, KBI-Ferizaj, KBI-Viti, KBI-Malishevë,  KBI-Dragash, KBI-Podujevë,  KBI-Obiliç, KBI-Drenas, KBI-Kamenicë, KBI-Han i Elezit, KBI-Skenderaj dhe KBI-Fushë Kosovë. 
Përfaqësuesit e Këshillave garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë, dhe parajurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fikh, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit si: monolog, ilahi, kaside, recitale etj.
Pas një gare të fortë nga 20 ekipet garuese, në finale u kualifikuan gjashtë ekipe: KBI-Kamenicë, KBI-Rahovec, KBI-Kaçanik, KBI-Han i Elezit, KBI-Podujevë dhe KBI-Prizren.                         
Nga garat e finales vendi i parë i takoi ekipit nga KBI të Podujevës, nxënës të hoxhës Besim Gashi; vendi i dytë i takoi ekipit nga KBI të Kamenicës, nxënës të hoxhës Fehmi Leci, kurse vendi i tretë i takoi ekipit nga KBI të Rahovecit, nxënës të hoxhës Amir Sylka.
Fituesit të garës i takoi çmimi “Haxhi Nderi”, ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Po ashtu, duhet theksuar se kryesia e BIK-ut ka ndarë edhe mirënjohje dhe certifikata për imamët dhe nxënësit e tri vendeve të para.
Garat e njohurive fetare në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës tashmë janë bërë tradicionale, dhe do të mbahen për çdo vit. {gallery}garat2016{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…