Prishtinë, 22 korrik 2016

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava sot priti në një takim drejtorin e shoqatës “Mohammed Bin Rashid Al Maktoum & Charity Est.”, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Bashkësia Islame e Kosovës ka pasur dhe po vazhdon ta ketë me këtë shoqatë.
Në takim me drejtorin Saleh Zaher Al Mazroei myftiu Tërnava shprehu falënderimin e tij për kontributin e gjertanishëm që kjo shoqatë ka dhënë për shoqërinë kosovare në përgjithësi, dhe Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti, si dhe të njëjtin e informoi edhe me rrjedhën e projekteve që po realizon BIK-u, e të cilat projekte po ndihmohen nga kjo shoqatë.
Edhe drejtori Gjeneral i “Mohammed Bin Rashid Al Maktoum & Charity Est.”, Saleh Zaher Al Mazroei, me bashkëpunëtorët e tij shprehën mirënjohjen e tyre për mikpritjen e bërë nga myftiu Tërnava dhe Kabineti i tij, duke shtuar se bashkëpunimi mes BIK-ut dhe shoqatës që ata udhëheqin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithmonë në të mirë dhe dobi të shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…