Prishtinë, 14 korrik
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Maria Kapitanoviç. Myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren Kapitanoviç për vizitën, dhe e njoftoi me organizimin e jetës fetare në vend dhe mbi funksionimin e Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që Bashkësia Islame e Kosovës ka me Bashkësinë Islame të Kroacisë.
Myftiu gjithashtu theksoi edhe marrëdhëniet mes dy shteteve dhe popujve miq.
Nga ana saj ambasadorja Kapitanoviç falënderoi myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë dhe vazhdon të japë në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës dhe kultivimit e tolerancës, si një vlerë e çmuar e kombit. “Na gëzon fakti i bashkëpunimit tuaj me Bashkësinë Islame të Kroacisë, dhe besoj se është një urë e fortë e bashkëpunimit mes miqve”, theksoi Kapitanovic.