Deklaratë -SULMI I MBRËMSHËM AKT BARBAR

Prishtinë, 15 korrik 2016

Deklaratë
 
SULMI I MBRËMSHËM AKT BARBAR
Sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbar, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane  si objektiva tona të përbashkëta. Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.

Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë  terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që  akte e skena të tilla të llahtarshme  ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më.
 
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

  • Tender

    Datë: 27 Mars 2023 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republi…
  • Konkurs

    Datë: 27 mars 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti shpallë: KONKURS Për plotësimin e v…
  • Konkurs

    Datë: 24 mars 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Datë: 27 Mars 2023 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republi…