Më 9 tetor 2022, drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës Mr. Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re “Bashkimi” në qytetin Linz të Austrisë.Në këtë ceremoni, në praninë e një numrit të madh të besimtarëve mysliman nga qyteti Linz si dhe nga rrethet e tjera Austriane, Gjermane, Zvicër, Itali, morën pjesë, Reisu Ulema Shaqir ef. Fetahu, kryetar i KMSH-së në Austri (ALKIG), njëherit kryetar i xhamisë “Bashkimi” në Linz, Vahidin ef. Beluli, kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare-Gjermani, Mensur ef, Halili, kryetari i Bashkësisë Islame në Austri, z. Ymit Vural, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, z. Nexhmedin Ademi, kryetar i KMSH në Zvicër, z. Mehas ef. Alija, kryetar i BFI në Itali, Reshat ef. Ibishi, drejtori për diasporë pranë BFI, Selver ef. Xhemaili, Kryetari i komunës së qytetit të Linz, z. Klaus Luger, përfaqësues të kishës Katolike dhe asaj Protestante si dhe një numër i madh i teologëve dhe imamëve të xhamive të Austrisë, Gjermanisë etj., si dhe pjesëmarrjes së numrit të madh të xhematit, burra, gra e fëmijë.

Kjo ceremoni madhështore filloi me leximin e ajeteve kuranore nga imami i xhamisë shqiptare në ingolshtat, Xhelal ef. Kaloshi dhe imamamit në Zagreb, z. Hfz. Aziz Alili, më pastaj vazhduan fjalët përshëndetëse të të pranishmëve duke filluar nga kryetari i xhamisë Vahidin ef. Beluli, imami i kësaj xhamije Menderez ef., Reisi BFI. të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, etj.

Drejtori për Diasporë pranë BIRK-ut, Ekrem ef Simnica, përcolli urimet dhe përgëzimet të Kryeisë së BIRK-ut dhe myftiut Tërnava duke u shprehur se: kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saja, në emër të Myftiut Naim ef. Ternava t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin Tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për Ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, me rastin e hapjes së xhamisë “Bashkimi” në Linz

Në fjalën e tij drejtori Simnica më tutje tha: Pra xhamia në kohën e Pejngamberit, po edhe në shekujt që do të vijojnë, e shohim si një institucion që e zhvillon besimtarin në të gjitha fushat e jetës. Xhamin e shohim si një shkollë, një universitet ku mësohet edhe shkenca krahas adhurimit të Zotit, një vend ku njerëzit drejtohen për nevojat e tyre. Përgjatë shekujve, xhamia ka luajtur rolin e vet në kultivimin e vlerave dhe zhvillimin e shoqërisë. Prej xhamive do dalin universitetet e para qê njeh njerëzimi, xhamitë do të nxjerrin akademik e filozofë të shquar, nga xhamit do dalin ulema të mëdhenj që i mësuan njerëzimit fjalën e drejtë të Zotit, që mësuan se xhamia kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Sot, në shoqërinë europiane, muslimanët janë bërë aktualitet i saj, dhe integrimi i tyre me vlerat dhe besimet që mbajnë, bëhet vetvetiu kur ata kanë institucione që i ushqejnë në mënyrën e duhur.

Të parët tanë që filluan të vijnë në këto vise para gjysmëshekulli e më tepër, e kuptuan këtë realitet dhe për të mundur të gjejnë mesin ideal në luftën për ruajtjen e bindjeve dhe integrimin sa më të mirë në shoqërinë vendase, e panë se zgjidhja ideale do ishte xhamia. Një xhami ku do mësohet fjala e drejtë e Allahut xh.sh. dhe mësimet plot urtësi të Muhamedit a.s., që mësojnë muslimanin të respektojë çdokënd që nga vendi i vet i jep një copë truall për të jetuar dhe të fitojë kafshatën e gojës, një xhami që mëson muslimanin të respektojë secilin, pa dallim bindjeve dhe qëndrimeve të ndryshme nga ai.

Falë lirisë së besimit dhe të drejtës të lirë të adhurimit që shteti demokratik Austriak ua ofron të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim kombësisë dhe përkatësisë, ata gjetën lehtë mënyra të organizohen dhe të kryejnë ritet e tyre fetare në vende të posaçme adhurimi.

Sot, si fryt i kësaj lirie dhe të drejte, myslimanët shqiptarë në Austri, hapin xhaminë “Bashkimi” në Linz të Austrisë, që u ndërtua nga vet mërgimtarët myslimanët shqiptarë të të gjitha trevave Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Lugina e Preshevës Bujanovcit e Medvegjës….. Për gjithë këto të drejta dhe liri nga shteti Austriak, është shumë pak një “faleminderit,”

Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe ato të komunës së Linzit që prezantojnë sot këtu, për të ndarë me ne gëzimin e kësaj dite të shënuar, dhe falënderojmë gjithashtu për kontributin e dhënë qeveria, niveli komunal dhe populli Austriak në raport me komunitetin shqiptar mysliman në Austri.

Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj bukurosheje duke lutur Zotin që të i shpërblejë me të mirat e Tij, në këtë dhe botën tjetër.

I dërguari i Zotit thotë:” kush ndërton një xhami, Zoti i ndërton atij një shtëpi në xhenet.”

Xhamia përpos kryerjes së namazit në të, do të shërbejë edhe si një qendër edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë. Xhamitë luajnë rolin e afrimit mes myslimanëve dhe rrezatojnë paqe, siguri, tolerancë, respekt ndaj tjetrit, për të jetuar të gjithë në paqe e lumturi. Ai më pas duke përfunduar tha se ju sigurojë se BIK-u është shumë e përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…