Prishtinë, më 28 shtator 2022
Imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni, sonte ka prirë në namazin e akshamit në xhaminë “Hasan Beg – 4 Llullat” në Prishtinë, pas të cilit mbajti edhe një ligjëratë të shkurtër me këshilla nga Kurani fisnik dhe nga hadithet e Pejgamberit a.s.
Më pas, imami El-Xhuheni, i shoqëruar nga Myftiu Tërnava, falën namazin e jacisë në xhaminë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Pas namazit, imami para të pranishmëve mbajti një ligjeratë, në të cilën shprehu kënaqësinë dhe gëzimin që gjendet sot në Kosovë pranë vëllezërve të tij besimtarë.