Prishtinë,27 maj 2016
Të premten e fundit të majit Sharri ishte më i bukur. Bjeshkëve të Sharrit, tani edhe me një xhami më shumë në  fshatin Firajë, iu shtua bukuria edhe më, ndërsa për ta përuruar atë nuk munguan përfaqësuesit kryesorë të Bashkësisë Islame nga Ferizaj e Prishtina. Njëkohësisht, të pranishëm në përurimin e xhamisë së re në fshatin Firajë qenë edhe spektri politik, respektivisht nënkryetari i komunës së Shtërrpcës, Beqir Fejzullahu me bashkëpunëtorë, si dhe shumë qytetarë të Shtërpcës, Ferizajt e rrethinës.

Në këtë përurim i pranishëm qe edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët e tij: drejtorin e Financave, Kasim ef. Gërgurin, drejtorin e Diasporës, Ekrem ef. Simnicën, zëvendëskryeimamin e Kosovës, Fatmir ef. Iljazin, zëvendëssekretarin e BIK, Rexhep ef. Lumën, zëvendësshefin e Kabinetit  të Myftiut të Kosovës, Besim ef. Mehmetin etj. Gjithashtu i pranishëm në këtë përurim ishte edhe shejh Mahmud Arnauti.

Pas urimit të mirëseardhjes nga imami i fshatit, nga myftiu Tërnava u kërkua të mbajë një fjalë rasti para xhematit të tubuar në Firajë. Duke u shprehur shumë i gëzuar për hapjen edhe një shtëpie të Zotit, myftiu Tërnava me këtë rast, ndër të tjera tha: “Kur shohim këtë xhami shpirti na gëzohet, e sytë na pushojnë edhe më. Sepse këtij vendi të bukur ia ka shtuar bukurinë edhe më shumë”.

Myftiu Tërnava para besimtarëve gjithashtu rikujtoi fjalët e Zotit nga Kurani famëmadh, se shtëpi të Zotit ndërtojnë vetëm ata që falin namazin, japin zeqatin, dhe ia kanë frikën Zotit dhe bëjnë punë të mira.

“Në ndërtimin e kësaj xhamie të gjithë keni ndihmuar shumë. Por, për ne është nder që këtu të pranishëm ta kemi njërin prej shkaktarëve kryesorë, mysafirin dhe donatorin nga Bahrejni, Mahmud Sharif, i cili, me dëshirën e Allahut, përveç për këtë xhami, është shkaktar i ndërtimit edhe të shumë xhamive të tjera”, tha ndër të tjera myftiu Naim ef. Tërnava.

Pas prerjes së shiritit përurues nga myftiu Tërnava, donatori dhe kryetari i Këshillit të BI-së në Ferizaj, Bujar ef. Hasani, xhemati hyri në xhami për ta falur namazin e parë në këtë xhami, më të vlefshmin namaz të javës, pra atë të xhumasë. Me këtë rast hytben e xhumasë e mbajti myftiu Tërnava, ku dha një varg këshillash për xhematin e pranishëm, ndërsa namazin e xhumasë e fali shejh Mahmud Arnauti.[layerslider id=”9″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…