Të shtunën, më 28.05.2016, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të tretë organizoi turnir në Futsall, me Këshillat e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Në këtë turnir morën pjesë 20 ekipe.

1.KBI-Prishtinë, 2.KBI-Obiliç, 3.KBI-Dragash, 4.KBI-Drenas, 5.KBI-Deçan, 6.KBI-Vushtrri, 7.KBI-Prizren, 8.KBI-Skenderaj, 9.KBI-Klinë, 10.KBI-Shtime, 11.KBI-Fushë Kosovë, 12.KBI-Lipjan, 13.KBI-Ferizaj, 14.KBI-Viti, 15.KBI-Pejë, 16.KBI-Podujevë, 17.KBI-Kamenicë, 18.KBI-Gjilan, 19.KBI-Malishevë, dhe 20. Ekipi nga Kryesia e Bashkësisë Islame.

Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi KBI të Vitisë, ndërsa vendi i dytë KBI të Shtimes, dhe, ai i treti KBI të Gjilanit. Ndërsa golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Adil Haxhiu nga KBI-Viti.

Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para, si dhe për golashënuesin më të mirë.

Shpërblimet ishin si në vijim:
Golashënuesi më i mirë: Top të Futbollit
Vendi i tretë: Medalje të bronzta dhe 100 euro.
Vendi i dytë: Medalje të argjendta dhe 150 euro.
Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turnirit dhe 200 euro.

Turniri filloi në ora 09:00, dhe u mbajt në fushën e sportit në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ndeshjet i referoi Njazi Ukshini – profesor i Edukatës fizike.{gallery}futsall16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…