Prishtinë, 30 maj 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në një takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Z. Bajram Mulaku, së bashku me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Vushtrrisë, z. Abdullah Klinakun.
Myftiu Tërnava, pasi u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, të njëjtit i informoi përkitazi me aktivitetin dhe punën që është duke bërë BIK-u në ndërtimin e infrastrukturës dhe shumë projekteve, që sa më shumë t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe xhematit në veçanti, si dhe për rolin dhe kontributin që ka dhënë BIK-u, dhe që po e jep edhe tani, sidomos në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit tonë.

Nga ana e tij kryetari Mulaku falënderoi myftiun Tërnava për pritjen, dhe çmoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri. Në të njëjtën kohë e falënderoi edhe kryetarin e KBI-së në Vushtrri, prof. Shemsi Rrahimin, për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale.
Kryetari Mulaku shpalosi sukseset dhe angazhimet e tij për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve, e për të cilat shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai potencoi mbështetjen konkrete në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale që po jep KBI e Vushtrrisë.
Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e plotë për mbështetjen që mund të ofrojë BIK-u përkitazi me projektet nga këto fusha. Në këtë takim u potencua edhe investimi i madh në Spitalin “Shejh Zaid” në Vushtrri, si dhe investimet e tjera që priten të realizohen në fushat e tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…