Prishtinë, më 11 korrik 2022
741 haxhi nga Kosova, ashtu si edhe miliona haxhi nga e mbarë bota kanë kryer sot ritualin e hedhjes së gurëve në xhemarat. Ky është edhe rituali i fundit sa i përket haxhit.
Udhëheqësit nga Drejtoria e Haxhit kanë bërë të ditur se deri më tani çdo gjë rreth ceremonisë së haxhit ka shkuar sipas planit të paraparë.
Tanimë haxhitë pas përfundimit të tavavit lamtumirës, me lejen e Zotit, të mërkurën do të nisen për në Medine, ku do ta vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit a.s., varrin e tij, si dhe vendet e tjera historike të Medines.