Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës edhe këtë herë, sikurse viteve të tjera organizoi pritje për urime me rastin e festës së Kurban-Bajramit. Për të uruar, në vizitë erdhën krerët më të lartë shtetëror, përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e misioneve të ndryshme në Kosovë, përfaqësues të jetës fetare, kulturore etj.

Në pritje të tyre ishte Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Nga përfaqësuesit e institucioneve erdhën:

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi;

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca;

Nga Ipeshkvi i Kishës Katolike, Dom Lush Gjergji.

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh;

Këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak;

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi;

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli;

Ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport;

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Nga partitë politike:

Në emër të AAK-së, nënkryetari Muharrem Nitaj;

Në emër të LDK-së sekretari, Imri Ahmeti;

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi;

Kryetar i PD-së, Ferid Agani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca u shpreh: “Kjo është festë e rëndësishme. Miliona besimtarë festojnë këtë ditë. Ne na frymëzon për këtë besim. Në emër të institucioneve iu falënderoj ju Bashkësinë Islame. Jam këtu në selinë e Bashkësisë Islame për të uruar këtë festë të rëndësishme të Kurban-Bajramit. Kjo festë është e rëndësishme sepse na kujton lidhjen e ngritjen shpirtërore të njeriut dhe sakrificën. Populli ynë ka kaluar në vështirësi, por gjithmonë ka qenë në gjendje ta ruajë besimin.”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha: “Është një nga ditët e mëdha dhe ditët e veçanta kur ne mendojmë edhe më shumë se sa në ditët e zakonshme për bamirësinë, solidaritetin por edhe për sakrificën sepse janë këto simbolika të kësaj feste. Në këtë ditë padyshim që mendojmë për ata që kanë nevojë për t’ju gjetur pranë, mendojmë për njerëzit të mirë të vendit të cilët nuk i kanë të afërmit e atyre afër vetes, i urojmë në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve dhe të martirëve. Në këtë ditë padyshim mendjen e kemi edhe tek udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale, duke shpresuar që shpejt do t’i kemi në mesin tonë. Por po ashtu thërrasim dhe ftojmë që të marrim nga shembulli i Kurban-Bajramit dhe t’i gjendemi më afër njëri-tjetrit, të kemi më shumë mirëkuptim për njëri-tjetrin, më shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe të frymëzohemi për të bërë më shumë punë të mira për vendin e kombin tonë.”

Dom Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, u shpreh: “Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta, që të përforcohet bashkimi, afrimi dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë.”

Kryetari i Lipjanit, njëherësh sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha: “Iu përcjellë urimet nga kryetari Lumir Abdixhiku. Sot në këtë ditë jemi për të uruar Myftiun Tërnava për festën e Kurban-Bajramit. Po ashtu i urojmë gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban-Bajramit.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…