Prishtinë, 15 prill 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot priti ambasadorin Fayez Mishari Al Jasim, ambasador jorezident i shtetit të Kuvajtit.
Myftiu Tërnava i shprehu mirëseardhje ambasadorit të ri Al Jasim, dhe e njoftoi me punën e BIK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë, dhe njëherit e çmoi lart marrëdhënien mes dy vendeve mike, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e shtetit të Kuvajtit dhënë Kosovës në kohët më të vështira.
Ambasadori Al Jasim falënderoi Myftiun edhe për mikpritjen dhe për bashkëpunimin serioz në realizimin e disa projekteve në ngritjen e infrastrukturës së BIK-ut, dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.