Prishtinë, më 24 prill 2022

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc shtroi iftarin tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit, personalitete publike, imamë, xhematë etj. Nga Kryesia e BIK-ut ishin përfaqësuesit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të kryesuar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti.

Pas iftarit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të BI-së së Bujanocit, Ragmi ef. Destani, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë iftar. Ai elaboroi aktivitetin e Këshillit gjatë muajit Ramazan, duke falënderuar imamët për punën e tyre, pastaj Departamentin e të Rinjve dhe Departamentin e Gruas e të tjerë.

Fjalën përshëndetëse e mori më pas kryetari i komunës z. Nagip Arifi.

Kurse më pas të pranishmëve iu drejtua kryeimami i BIK-ut Vedat ef. Sahiti, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Kryesisë së BIK-ut dhe Myftiut Tërnava, duke lutur Zotin për shëndet, prosperitet dhe falje në këto ditë të fundit të Ramazanit dhe se BIK-u vazhdimisht do t’i mbështes aktivitetet fetare e edukative dhe punën e tyre në të ardhmen.

Në këtë iftar, KBI në Bujanoc, kishte ftuar edhe tre nxënës nga shkolla e mesme Sezai Surroi në Bujanoc, të cilët javën e kaluar, në garat regjionale në Serbi, në lëndën e fizikës, kishin zënë dy vendet e para dhe njëri vendin e dytë. Atyre dhe dy profesorëve të tyre, Vjollca Rexhepit dhe Baki Rexhepit, KBI në Bujanoc u ndau nga një dhuratë për këtë të arritur.

Namazin e jacisë dhe të teravive, kryeimami Vedat ef. Sahiti e fali në Xhaminë e Strukarëve në Tërnoc, si ligjërues dhe imam.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…