Më 21 prill 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi xhematin e xhamisë “Dituria” në Gjenevë, ku u prit nga imami Rijad Aliu, kryetari, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Përfaqësuesi i BIK-ut qëndroi në këtë xhami për namaz dreke dhe më pas mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan.

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranoj ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. Drejtori Simnica në ligjëratën e tij falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…