Prishtinë, 14 shtator 2015
Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë  Haxhin në Mekë e Medinë.

Për t’i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjëve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit.
Sivjet  Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin.  Me besimtarët tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjëve.
Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë.{gallery}haxh15ns{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…