05 Prill 2022

Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Kryesia e BI-së në bashkëpunim me Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës, duke e vazhduar traditën shumëvjeçare të therjes së kurbanëve, në mbledhjen konsultative me drejtuesit e drejtorive të Kryesisë të mbajtur më 23. 03. 2022 vendosi të shpallë këtë:

TENDER

PËR BLERJEN E KAFSHËVE TË TRASHA PËR KURBAN, THERJEN E TYRE, PËRGATITJEN E MISHIT, NGRIRJEN, PAKETIMIN DHE TRANSPORTIMIN

1. Ofertuesit në ofertat e tyre duhet të shënojnë shumën që kërkojnë për frymë kafshe në bazë të peshës së kafshës së dedikuar për kurban.

2. Asnjë kafshë nuk mund të ketë më pak se 400 kg matje të gjallë, lopa nuk guxon të jetë bartëse ( barsë ), e nëse është dem nuk mund të jetë më i ri se dyvjeçar.

3. Të gjitha kafshët e dedikuara për kurban detyrimisht duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për kurban sipas sheriatit.

4. Kafshët e trasha të dedikuara për kurban duhet patjetër të posedojnë matrikulën dhe librezën që dëshmon për gjendjen shëndetësore të kafshës.

5. Kafshët e trasha duhet t’i prezantohen komisionit të Kryesisë së BI-së për therjen e kurbaneve më së voni dhjetë ditë para Kurban-Bajramit, kurse prurjen e tyre në thertore do ta bëjë sipas kërkesës së komisionit gjatë tri ditëve të Kurban-Bajramit.

6. Ofertuesi duhet të kujdeset për shëndetin e kurbanëve, ushqimin dhe ujin e nevojshëm për to, deri në ditën e therjes.

7. Ofertuesit duhet të garantojnë se therjen e kurbanëve do ta bëjnë brenda tri ditëve të Kurban-Bajramit në thertore e cila duhet të jetë e certifikuar me standardin Hallall.

8. Përgatitjen e mishit, ndarjen e mishit nga eshtrat, klasifikimin dhe ngrirjen e tij -40oC do ta bëjnë në kohë optimale, ne afat prej 10 ditësh nga koha e mbarimit te therjes, ndërkaq paketimin sipas standardeve te kërkuara nga standardet HACCP dhe HALLALL.

9. Transportin e mishit të kurbaneve do ta bëjë sipas kërkesës së palës kontraktuese nga vendi ku gjendet mishi e deri në vendin e caktuar nga pala kontraktuese.

10. Ofertat mund te jene ndaras për furnizim me kafshe dhe për therje, te ofrohet ndaras çmimi i furnizimit dhe ndaras çmimi për therje, përgatitje, ngrirje paketim dhe transportim. Përparësi kanë ofertat që ofrojnë aranzhmanin komplet.

11. Me rastin e ofertimit, në qoftë se nuk do të ketë oferta nga vendi, përparësi do të kenë ato nga ndonjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe më i përshtatshëm për ne.

12. Oferta me shkrim dorëzohet në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, më së largu 12 ditë pas botimit në faqen zyrtare të Kryesisë në internet.

13. Ofertuesi duhet të garantojë gatishmërinë për ofrimin e 1500 krerëve për kurban me mundësi shtimi apo pakësimi ( plus -minus )deri në 300 krerë.

14. Ofertuesi duhet të sjellë dokumentacionin e kompletuar të kompanisë-organizatës që kërkohen për një tender.

15. Ofertuesi duhet te sjelle dëshminë se thertorja është e certifikuar dhe plotëson kriteret e therjes sipas standardit Hallall.

16. Kryesia e Bashkësisë Islame do ta njoftojë me shkrim vetëm atë ofertues i cili përzgjidhet në bazë të kushteve më të përshtatshme-arsyeshme ekonomikisht dhe sigurisë së mjaftueshme.

Shënim: afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 12 ditë nga data e publikimit.

Kryesia e BI-së së Kosovë

Adresa për dorëzimin e ofertave:

Bashkësia Islame e Kosovës
Rr: Bajram Kelmendi nr. 182
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel. +383 38 224024
Email: [email protected]

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …