Prishtinë, 8 mars 2022
Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali ef. Erbash dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u pritën sot në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Në takim është diskutuar për rolin e BIK-ut dhe bashkësive të tjera në kultivimin e tolerancës fetare në Kosovë. Presidentja Osmani ka theksuar se toleranca ndërfetare në Kosovë është vlerë e shquar e shoqërisë kosovare dhe ka nënvizuar rolin pozitiv të bashkësive fetare në këtë drejtim.
Gjatë takimit, presidentja Osmani u njoftua për projektet humanitare të mbështetura nga Dijaneti në Kosovë.