Prishtinë, 24 shkurt 2022

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim kryetarin e Qendër Islame Shqiptare në Renens të Zvicrës, z. Sami Zogajn, me të cilin bashkëbisedoi për një bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet BIK-ut dhe kësaj qendre.

Drejtori Simnica fillimisht i uroi mirëseardhje z. Zogajt, e më pas e falënderoi atë dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Edhe z. Zogaj shprehu gatishmërinë e tij si kryetar i Qendrës Islame Shqiptare që të vazhdojnë bashkëpunimin e mirëfilltë me institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të mirën e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…