Prishtinë, 8 prill 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka pritur znj. Visare Mujko – Nimani, drejtoreshë e UNFPA-së për Kosovë, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë vitit 2014, sidomos për organizimin e përbashkët të katër tryezave të rrumbullakëta me temë kundër dhunës gjinore, si: në Prishtinë Gjilan, Gjakovë e Dragash.

Në anën tjetër, znj. Nimani vlerësoi lart bashkëpunimin ndërinstitucional mes Bashkësisë Islame dhe UNFPA-së, duke çmuar kontributin e ligjëruesve gjatë tryezave të organizuara dhe ligjërimeve të imamëve kundër dhunës gjinore, e po ashtu edhe theksoi gatishmërinë e UNFPA-së për të vazhduar më tuje edhe me qendrat tjera të Kosovës, po me tryeza të tilla.
Myftiu u zotua se përpjekjet e Bashkësisë Islame nuk do të ndalen në parandalimin e çfarëdo dhune, e edhe mbi baza gjinore. Në takim të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që t’i bashkërendisin aktivitetet edhe për vitit 2015.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…