Prishtinë, 9 prill 2015

Më 9 prill 2015, në selinë e Kryesisë së BIK në Prishtinë u përuruar Atelieje për restaurimin dhe shërimin e dorëshkrimeve. Themelimi i ateliesë për nevoja të BIK-ut është bërë nga Instituti “Yonus Emre”, i cili kohë më parë ka bërë edhe digjitalizimin e dorëshkrimeve orientale, një projekt ky që është realizuar në tërë Ballkanin, e në këtë kuadër edhe në Kosovë.

 

Tani në Atelie do të bëhet shërimi dhe restaurimi i dorëshkrimeve, librave e dokumenteve të dëmtuara nga “dhëmbi i kohës” apo trajtimi joadekuat.

Në përurimin e ateliesë qenë të pranishëm zyrtarët më të latë të BIK-ut, të prirët nga Myftiu Naim ef. Tërnava, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, znj. Songül Ozan, si dhe mysafirë nga Turqia, të prirë nga Prof. Dr. Hayati Develi – kryetar i Institutit “Yunus Emre”, i cili shoqërohej edhe nga Prof. Dr. Hasan Kamil Yılmaz – zëvendëskryetar i DIJANET-it, Prof. Dr. Ihsan Karaman – rektor i Universitetit Istanbul i civilizimit, Prof. Dr. Mustafa Budak- zëvendësdrejtor i Arkivit Shtetëror të Turqisë, Refik Turan – kryetar i Shoqatës së Historisë Turke, Dr. Nevzat Kaya- ish drejtor i Bibliotekës “Sulejmanije”, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë të ftuar të tjerë.

Në emër të BIK-ut Myftiu Tërnava përshëndeti praninë e mysafirëve nga Turqia, të cilit i falënderoi për kontributin që kanë dhënë dhe po japin në ruajtjen, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë. “Kosova, edhe pse kaloi nëpër vështirësi të ndryshme, megjithatë arriti të ruajë një thesar të begatshëm nga trashëgimia kulturore, e cila ka rëndësi të madhe historike, kulturore e fetare për këto troje”, tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava, duke shtuar: “Ju falënderoj për këtë ndihmë që keni dhënë për Bashkësisë Islame të Kosovës, me këtë keni ndihmuar edhe praktikisht në ruajte dhe konservimin e trashëgimisë tanë kulturore që e kemi amanet nga e kaluara.”

Prof. Dr. Hasan Kamil Yılmaz – zëvendëskryetar i DIJANET-it, duke përshëndetur në manifestim, pasi foli për raportet në mes dy popujve dhe dy vendeve, që i cilësoi si shumë të mira e vëllazërore, ndër të tjera tha: “Çfarëdo që bën Turqia për Kosovën e Shqipërinë është pak. Dy popujve e dy vendeve na lidh e kaluara që e kishim të përbashkët”, tha Hasan Kamil Yılmaz, duke theksuar edhe kontributin e shqiptarëve për Turqinë, si: autorin e himnit turk, Mehmet Akif Ersoj, autorin e fjalorit, Sami Frashërin etj.

Kryetari i Institut “Yunus Emres”, Dr. Hayati Develi gjatë fjalës së tij foli për projektet që ka realizuar Instituti në Ballkan, për t’u ndalur në projektet që Instituti ka realizuar në Kosovë, për çka për përkrahejn, mbështetjen dhe bashkëpunim e mrekullueshëm e falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava. Kryetari i Institutit tha se edhe në të ardhëm do të realizojnë projekte të kësaj natyre, po ashtu bashkë me BIK-un, në mënyrë që trashëgimia kulturore të trajtohet në mënyrë meritore. {gallery}atelia{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…