Prishtinë, 9 prill 2015

Në Prishtinë, në prani të shumë personaliteteve të shquara nga Kosova e Turqia, u bë promovimi i monografisë “Mbishkrimet në Kosovë”, në të cilën janë përfshirë 82 mbishkrimet orientale në objektet monumentale si: xhami, teqe, ura, kroje, si dhe objekte të tjera që i përkasin periudhës osmane.

 

Në monografi, përveç që janë dhënë mbishkrimet orientale në origjinal, ato janë dhënë të transkriptuara si dhe të përkthyera në shqip, turqisht, boshnjakisht dhe anglisht, gjë që ia shton vlerën kësaj vepre dhe e bën një vepër me vlerë për historinë e kësaj treve, e sidomos për kulturën materiale që i përket periudhës osmane, e që nuk është e paktë.

Në promovimin e kësaj vepre qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, znj. Songül Ozan, ministri i Ambientit e Planifikimit Hapësinor, Dr. Ferid Agani, pastaj Prof. Dr. Hayati Develi – kryetar i Institutit “Yunus Emre”, Prof. Dr. Hasan Kamil Yılmaz – zëvendëskryetar i DIJANET-it, dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Myftiu Tërnava pasi falënderoi të pranishmit, tha se kjo vepër që po promovohet është rezultat i bashkëpunimit të disa institucioneve, dhe është vetëm hap i parë në këtë drejtim, pasi ky projekt do të përfundojë kur të deshifrohen e përkthehen edhe mbishkrimet e fundit, në çfarëdo objekti që është.

Pas promovimit për të pranishmit u dha një koncert nga Kori i Muzikës Klasike Turke.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…