U vu gurthemeli i xhamisë së re në Dardhishtë të Obiliqit Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 10 prill 2015 Sot, pas namazit të xhumasë, në fshatin Dardhishtë (Krushevc) të Obiliqit, në një solemnitet rasti u vu gurthemeli për një xhami të re. Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i KBI-së në Obiliq, Behar Mjekiqi, si dhe xhemati i Dardhishtës e rrethinës. Myftiu Tërnava, pasi vuri gurthemelin, i përgëzoi e i uroi xhematin dhe besimtarët e këtij lokaliteti, si dhe i falënderoi të gjitha ata që kontribuuar për nisjen e kësaj xhamie. “Xhamitë i ndërtojnë vetëm besimtarët e sinqertë që njohin madhërinë dhe fuqinë e Zotit. Xhamia është vend ku adhurohet e madhërohet i Madhi Zot”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava, për të shtuar se ndihet shumë mirë që tashmë edhe Dardhishta po bëhet me xhami të re. Të pranishmit u përshëndetën dhe u përgëzuan edhe nga kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i KBI-së në Obiliq, Behar Mjekiqi, ndërsa në emër të xhematit të fshatit të pranishmit i falënderoi imami Shaban Kosumi.{gallery}dardhishte{/gallery}