Prishtinë, 26 janar 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka uruar zgjedhjen e kryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas ef. Alijas. Ai uroi punë të mbarë dhe të suksesshme në drejtimin e këtij institucioni, duke shprehur interesimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e në veçanti të Drejtorisë së Diasporës për të bashkëpunuar me KMSHZ-në.

Më poshtë gjeni urimin e Myftiut Tërnava:

Selam Alejkum!

I nderuari Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, z. Mehas ef. Alija, shfrytëzoj nga rasti dhe kam nder të veçantë që, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryetar të KMSHZ-së si dhe anëtarët që u zgjodhën në kryesinë e kësaj Bashkësie, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që t’ju ndihmojë në punën dhe angazhimet Tuaja të mëdha që keni para vetes.

Bashkësia Islame e Kosovës e në veçanti Drejtoria për Diasporë është e interesuar që të bashkëpunojë ngushtë me KMSHZ-në. Mbesim me shpresë se bashkëpunimi ynë do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.

Kryetari

Myftiu, Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…