Prishtinë, 29 dhjetor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe nga drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim imamin e xhamisë “Ebu Hanife” në Troisdorf të Gjermanisë, Bedri ef. Sylën.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet BIK-ut dhe diasporës shqiptare. Ai falënderoi imamin Syla për punën dhe angazhimin e tij në diasporë për mbarëvajtjen e jetës fetare në diasporë.

Nga ana e tij, imami Syla, falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë për diasporën dhe shqiptarët atje.

Gjatë kësaj vizite të imamit Syla në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ai takoi edhe drejtorin e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, të cilin e uroi për detyrën e re, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…