Prishtinë, 27 dhjetor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Obiliq. Me këtë rast ai u prit nga kryetari KBI-së, Behar ef, Mjekiqi me bashkëpunëtorë.
Kryetari Mjekiqi e njohu Myftiun Tërnava për jetën fetaro-arsimore, si dhe me mbarëvajtjen e punëve në këtë Këshill. Po ashtu ai falënderoi Myftiun Tërnava për mundin, angazhimin dhe kontributin e pamasë që po jep në drejtim të konsolidimit të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës me të gjithë këshillat e saj.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava përgëzoi punën dhe angazhimet që po bënë Këshilli i BI-së së Obiliqit në të mirë të jetës fetare si dhe potencoi që duhet të fokusohemi edhe më shumë te puna dhe veprimtaria e imamit, tek uniteti ndërmjet imamëve dhe punës ekipore brenda institucionit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…