Prishtinë, 26 dhjetor
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti, e cila operon në kuadër të Kryesisë së BIK-ut, në bashkëpunim me Shoqata Humanitare ‘Peja’ në Nju Yorku me Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë fundvit kanë ndihmuar 447 familje në nevojë, familje të dëshmorëve, veteran dhe kategori tjera. Përpos familjeve që do të ndihmohen në Pejë, Deçan, Klinë e Istog, kësaj radhë do të ndihmohen edhe 50 familje në Mitrovicë dhe 50 familje në Drenas. Kushtrim ef. Kelmendi, koordinatorët e “Bereqeti”, në Pejë se në emër të shoqatës falënderojnë të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët, që në vazhdimësi i ndihmojnë nevojtarët me pako ushqimore ose më projekte tjera humanitare, dhe tash po ndihmojmë familjet në nevojë, familjet e dëshmorëve veteranët e UÇK-së, jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, Klinë, Istog e Deçan, kurse, dhe këtë vit do të ketë numër më të madh të përfituesve dhe pakot ushqimore bashkë me 25 kilogramë miell, janë tepër të begatshme”. Shoqata humanitare “Peja” në vazhdimësi ka ndihmuar qytetarët në nevojë në Kosovë, dhe organizon shpërndarjen e pakove me gjëra ushqimore për familjet në nevojë.
Për fund SHHB “Bereqeti” premton se do të dal në ndihmë të gjithë atyre familjeve që kanë nevojë për ndihma që janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…