24 dhjetor 2021
Nën këndimin e tekbireve, është vënë gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Uglar të Gjilanit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë vënë gurthemelin e xhamisë se re, nevojë kjo e kamotshme e këtij fshati.
Myftiu, Naim ef. Tërnava, përmendi rëndësinë që ka ndërtimi i xhamive në Kosovë, por edhe përkushtimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame të Kosovës që të jetë afër qytetarëve të vendit.
“Ne jemi ata të cilët duhet të jemi model, edhe nga Evropa edhe nga Bota për respektin nder fetar që kemi pasur shekuj me radhë dhe për tolerancën nder fetare si dhe poashtu edhe për humanitetin ndër njerëzor që kemi pasur si traditë të kamotshme e që e cila po përcillet elhmadulilah edhe tash. Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të institucioneve të saja dëshiroj të ju uroj të gjithëve për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit”, ka thënë Myftiu Tërnava në vënien e gurthemelit të kësaj xhamie.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u shpreh i gëzuar me këtë projekt, duke shprehur përkushtimin e mëtutjeshëm për thellimin e bashkëpunimit mes kësaj komune dhe Bashkësisë Islame që t’u shërbejnë qytetarëve.
“Për mua si kryetar i ri i komunës në anën tjetër edhe për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës do të jetë një kënaqësi e veçantë jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por edhe të thellojmë dhe të avancojmë në nivel tjetër bashkëpunimin mes nivelit komunal dhe Bashkësisë Islame. Është nder për mua që si kryetar i ri i komunës të jem në mesin e përfaqësuesve të BIRK-ut në nivel qendror dhe lokal. Zotohem që si udhëheqës i komunes do të jem i hapur dhe i gatshëm që të shërbej të gjithë qytetarëve dhe të jemi në dispozicion të Bashkësisë Islame për çdo nevojë dhe për çdo projekt”, është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit.
Në anën tjetër kryetari i këshilli, Naim ef. Aliu përmendi rolin tejet të veçantë që qytetarët e kësaj komune, kanë pasur si në ndërtimin e xhamive, ashtu edhe në ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe objekteve të rëndësishme.
“Në emër të institucionit ju uroj gurthemelin e kësaj xhamie, ju xhemat i dashur keni dëshmuar edhe në periudha të kaluara për menaxhimin së jetës suaj për iniciativat që keni ndërmarrë në të mirën e shoqërisë dhe në të mirën e këtij fshati”, ka potencuar kryetari i KBI-së Aliu.
Kjo xhami është duke u ndërtuar falë bamirësve të shumtë të cilët kanë kontribuar në blerjen e tokës dhe grumbullimit të të hollave për ndërtimin e saj, ndërsa për finalizim të saj kjo xhami ka nevojë ende për donacione.
-
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn… -
U mbajt Tryezë diskutimi me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”
Prishtinë, më 21 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame i Deçanit, organizoi të enjten T…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…