Më 28 nëntor 2021, drejtori për Diasporë z. Ekrem Simnica, vizitoi xhaminë “Nurul Islam” M.Gladbach, ku përveç tjerash mbajti ligjëratë pas namazit të drekës dhe uroi dhe përshëndeti kryesinë, imamin e nderuar dhe xhematin e kësaj xhamie me rastin e aktivitete në këtë objekt.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të strukturave drejtuese të saj, në emrin e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe në emrin tim, t’ju përshëndes në këtë përvjetor të rëndësishëm për kombin shqiptar, 109 vjetorin e ngritjes së flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar, ngjarje kjo që është më e rëndësishmja për popullin tonë.”
Ai i falënderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë etj.
Gjatë kësaj vizite, drejtori Simnica, pa nga afër edhe aktivitetet e mësim-besimit që zhvillohen në këtë xhami.